Një ngjarje tronditëse është zbardhur në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, ku një 25-vjeçar me iniciale T.B. nga fshati Malotino është vënë në pranga nën akuzën e rëndë të vrasjes dhe vjedhjeve në seri.

Sipas të dhënave të hetimit, më datë 12.02.2026, i riu ka hyrë në banesën e viktimës M.S., 78 vjeçe, në fshatin Çellopek, ku pas një sulmi fizik e ka mbytur atë duke përdorur një jastëk. E moshuara ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa autori dyshohet se përveç këtij krimi ka kryer edhe disa “vjedhje të rënda” në fshatra të tjerë të asaj zone. Arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e 13 shkurtit në fshatin Dragomancë, ku forcat policore e privuan nga liria për veprën penale që parashihet me nenin 123 të Kodit Penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume