Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar probleme në komunën e Sarajti në zonën e Gllumovës dhe Arnaqosë, ku sasi të mëdha mbeturinash janë shpërndarë nëpër rrugë dhe hapësira publike. Uji i rrëmbyeshëm ka marrë me vete mbeturinat e grumbulluara duke i përhapur ato në disa pjesë të fushave dhe rrugët mes fshatrave.

Banorët e komunës së Srajit shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar, duke theksuar se situata përsëritet sa herë ka reshje më intensive. “Shiun e çon Zoti, por pisllqet i bën njeriu. Komuna duhet ti menxhaojë e jo tani të dalin në rrugë” thonë për TS.
Ndryshe shiu ka shkaktuar edhe dëme në fushat e Sarajit si Semenishtë, Arnaqi, Gllumovë dhe Bukkoviç. Nga komuna e Srajit deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtarë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga shiu./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume