Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhelal Hajda”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

Ai ka thënë se Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume