Departamenti Amerikan i Shtetit. Foto: Getty Images

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi përmes një komunikate pas takimit midis sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e falënderuar Kosovën për përkushtimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

DASH vlerësoi rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, shkruan Klankosova.tv

Shtetet e Bashkuara shprehen gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik rajonal.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për të qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të çuar përpara axhendën tonë të përbashkët të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik rajonal”, shkruhet në reagim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume