Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi 2-vjeçari Domenico, i cili i ishte nënshtruar një transplanti zemre në Ospedale Monaldi në Napoli, ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga avokati i familjes, Francesco Petrucci. Fëmija kishte kryer transplantin e zemrës dy muaj më parë. Sipas raportimeve, organi kishte mbërritur nga Bolzano me dëmtime serioze, çka e komplikoi gjendjen e tij shëndetësore.

Nëna e vogëlushit, në një rrëfim prekës në emisionin Mi Manda Rai Tre, tregoi momentet e fundit të jetës së të birit: “Më telefonuan natën, rreth orës 04:00, duke më thënë se ECMO (sistemi mekanik i mbështetjes së jetës) po fillonte të ngadalësohej. Qëndrova deri në fund, derisa makina u fik dhe pastaj gjithçka mbaroi”, u shpreh ajo mes lotësh.

Pranë saj ndodhej edhe Domenico Battaglia, Kryepeshkopi i Napolit, i cili kremtoi sakramentin dhe i dha bekimin e fundit fëmijës. Të premten kishte nisur kujdesi paliativ për lehtësimin e dhimbjeve, ndërsa Domenico ndodhej në gjendje kome dhe nuk arriti kurrë të rikthente vetëdijen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume