Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skender Vrapi dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit.

Në atë moment, Roland Puja ka nxjerrë një thikë, e ka ndjekur, dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij. Ai rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume