​Më datë 02.03.2026, në ora 23:00, në rrugën lokale Gjevgjeli – Vendkalimi Kufitar Bogorodica, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gjevgjeli kanë privuar nga liria personin F.S. (46) nga Republika e Turqisë.

​Gjatë një kontrolli rrugor, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh të llojit „Dacia“ me targa të Shqipërisë, të cilin ai po e drejtonte.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur pesë emigrantë, prej të cilëve katër persona nga Afganistani dhe një person nga Turqia.

​Personi është shoqëruar dhe po mbahet në Stacionin Policor të Gjevgjelisë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume