Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit që pati dje me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se takimi ka zgjatur një orë.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se tema të këtij takimi ishin opsionet konkrete për tejkalimin e ngërçit politik, përfshirë koordinimin institucional dhe hapat e fundit para skadimit të afatit kushtetues.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

Partitë politike parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për të siguruar 80 votat e nevojshme.

5 marsi është dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin presidentin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume