“Prej kohësh e kemi thënë: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit.
Kryetari i këtij institucioni parapolitik, Kostadinovski nuk e fsheh anti-shqiptarizmin: Për “Safe City”, sms-porositë të dërgohen vetëm në maqedonisht! Edhe në anglisht lëshohen porositë, por vetëm në shqip nuk mundet.
Me këtë ai shkel vetë Kushtetutën. Vendimi i tyre sot është keqpërdorim i pozitës zyrtare, duke ndërhyrë brutalisht në rendin juridik të vendit.
Poashtu, edhe një herë, dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk u mbivotuan si në vitet e nëntëdhjeta.
Çfarë të themi më shumë?! Ata që thonin “rrini rehat, ka kush kujdeset për shqiptarët”, sot zë nuk guxojnë të bëjnë. Keq, shumë keq!” ka shkruar Ademi

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume