Doganierët në pikën kufitare të Bllacës, në hyrje të vendit, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar gjithsej 120 kilogramë duhan për nargjile, me vlerë 384 mijë denarë, që ishin të destinuar për shitje në tregun maqedonas. Departamenti i Hetimeve ka ngritur një kallëzim penal kundër autorit të krimit “kontrabandë”, i dënueshëm sipas Kodit Penal. Me këtë u parandalua përpjekja për tregti të paligjshme me mallra akcize për të cilat u shmangën detyrimet në shumën prej 744 mijë denarësh, nga të cilat 342 mijë denarë kanë të bëjnë me akcizë. Autori F. B. shtetas i Maqedonisë bleu gjithsej 480 pako duhan për nargjile, secila me peshë 250 gramë, nga një person nga Prishtina dhe i fshehu në bagazh, duke vendosur disa në hapësirën e destinuar për gomën rezervë dhe duke e mbuluar pjesën tjetër me një batanije. Me të hyrë në vend, kur u pyet nga doganierët nëse kishte diçka për të deklaruar, personi deklaroi se nuk kishte asgjë. Për shkak të dyshimeve në lidhje me deklaratën e bërë, oficerët kryen një kontroll të detajuar, gjatë të cilit u gjetën produktet e padeklaruara të duhanit. Që nga fillimi i vitit, Drejtoria e Doganave ka zbuluar katër raste të veprave penale që lidhen me kontrabandë dhe tregti të paligjshme të produkteve të duhanit, për të cilat janë ngritur kallëzime penale përkatëse në prokurorinë kompetente. Duhani i paligjshëm rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe dëmton tregtinë e ligjshme, dhe për këtë arsye Drejtoria e Doganave vazhdimisht kryen veprime që synojnë parandalimin e përpjekjeve për kontrabandë të duhanit dhe produkteve të duhanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume