Koreja e Veriut lëshoi një raketë të dyshuar balistike të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, transmeton Anadolu.

Projektili duket se tashmë ka rënë, raportoi Kyodo News, duke cituar ministrinë.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut kanë deklaruar se kanë detektuar lëshimin e të paktën një projektili të paidentifikuar drejt Detit Lindor, por nuk dhanë detaje të tjera, tha Yonhap News Agency.

Koreja e Veriut për herë të fundit lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër drejt Detit Lindor më 27 janar.

Lëshimi i fundit vjen në një kohë kur Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po zhvillojnë stërvitjen e tyre vjetore ushtarake pranverore “Freedom Shield”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume