Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadori Rudolph theksoi rëndësinë e marrëveshjes për mënyrën e zbatimit të këtyre ligjeve dhe sigurimin e dokumenteve për qytetarët.

“Mirë që u arrit pajtimi për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë çështje të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë progres do të jetë kyç”, shkroi ai./Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume