Një 35-vjeçare nga Gostivari është arrestuar pasi ka sulmuar policët gjatë një kontrolli në trafik.
“Më 16.03.2026 rreth orës 03:30 në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinoski’ në Gostivar, D.J.(35) nga Gostivari u ndalua gjatë kontrollit rrugor dhe më pas u soll në mënyrë agresive duke sulmuar fizikisht policët”, njofton policia.
Ajo është ndaluar në stacion policor dhe ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.TS