Grupi parlamentar i Frontit Europian njoftoi se e kanë dorëzuan në Kuvend rezolutën që synon zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, një iniciativë e nisur nga studentët e drejtësisë.

Rezoluta vë në pah se studentët shqiptarë, edhe pse ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara, nuk mund të kryejnë provimin në gjuhën e tyre amtare, çka përbën shkelje të ligjit dhe cenim të parimit kushtetues të barazisë.

Deputetët shqiptarë kërkojnë nga institucionet, veçanërisht Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për Provimin e Jurisprudencës, të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbatimin e ligjit dhe organizimin e provimit edhe në gjuhën shqipe, duke garantuar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave gjuhësore për të gjithë studentët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume