Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për stërvitjet ushtarake serbe që po zhvillohen pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të komunës së Gjilanit dhe fshatrave shqiptare si Breznicë dhe Muhoc.

Kurti ka thënë se ky është një provokim i Serbisë, e cila po dëshiron ta cenojë integritetin territorial të Kosovës.

Kurti ka thënë se për këtë u kanë shkruar edhe faktorëve ndërkombëtarë.

“Provokim i Serbisë që dëshiron ta cenojë integritetin territorial. Njësi që e kanë trajnuar kryekriminelin Radoiçiq në Banjë të Zveçanit. U kemi shkruar faktorëve ndërkombëtarë. Forcat tona janë të përgatitura, kufiri ynë është i mbrojtur”, ka thënë Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume