Gjatë fundjavës së zgjatur (19-22.03.2026), zyrtarët policorë nga Njësitë e Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë, në kuadër të SPB Shkup, kanë realizuar masa dhe aktivitete të përforcuara për sanksionimin e mosrespektimit të ligjeve, veçanërisht lidhur me shërbimin e alkoolit për të miturit.

​Gjatë aksionit janë kontrolluar gjithsej 12 objekte hotelierike (lokale) në territorin e lagjes Aerodrom. Në tre prej këtyre objekteve janë hasur persona të mitur duke u shërbyer me pije alkoolike.

​Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen kallëzime penale sipas Nenit 204 të Kodit Penal – “Shërbimi i alkoolit për të miturit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume