Zoran Trifunovski nga Shkupi është sekretari i ri organizativ i LSDM-së, pasi nga kjo pozitë u tërhoq Martin Kostovski, i cili më parë ishte kandidat i partisë për kryetar të Komunës së Kumanovës.

Ndryshimi vjen pas zgjedhjeve lokale, në të cilat Kostovski nuk arriti të sigurojë kalimin në raundin e dytë në garën për kryetar të Kumanovës. Pas rezultatit zgjedhor, ai u distancua nga aktivitetet partiake në LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume