“NPK Sharri” njofton se për shkak të një problemi një pjesë e qytetit të Tetovës do të mbetet pa ujë.

“Për shkak të një defekti në rrugën “Ivo Lola Ribar”, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në një pjesë të qytetit te Tetovës.

Ekipet e NPK “Sharri” janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerë me kapacitet maksimal për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e NPK “Sharri” Tetovë.

Detaje tjera nuk u dhanë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume