Një incident dhune ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga kazinotë e qytetit të Tetovës, ku dy persona kanë rënë pre e sulmit fizik.

​Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Tetovë, personi me iniciale B.S. (43) nga fshati Trebosh, rreth orës 12:30 është paraqitur vetë në polici pasi ishte denoncuar për dhunë. Ai akuzohet se rreth orës 11:30, brenda ambienteve të një kazinoje, ka sulmuar fizikisht personat A.A. (68) nga Dobroshti dhe 26-vjeçaren J.Sh. nga fshati Xhepçisht.

​Policia njofton se po punon në dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilit ndaj autorit të sulmit do të vijojë parashtresa përkatëse ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume