Një ngjarje e rëndë dhune mes nxënësve ka tronditur një shkollë fillore në Tetovë. Prindi me iniciale U.S. (40 vjeç) ka denoncuar në polici se vajza e tij 13-vjeçare është sulmuar fizikisht gjatë një turneu sportiv që po mbahej në fushën e futbollit të shkollës.

​Sipas denoncimit, agresoret janë katër nxënëse më të rritura të cilat kanë goditur të miturën rreth orës 12:50. SPB Tetovë njofton se po merren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të këtij rasti që ka shqetësuar prindërit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume