Fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, do të jepen më 17 prill.

Kështu ka marr vesh gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka siguruar edhe dokumentin e gjykatës.

Ndryshe, seanca e sotme po mbahet me dyer të mbyllura, pasi do të trajtohet jeta private e çiftit.

Ndërkaq, Kushtrim Kokalla ka ndarë detaje tronditëse nga nata kritike, ku mbeti e vrarë Liridona.

Derisa të enjten, Naim Murseli para gjykatës ka vazhduar të mbrojë versionin e tij se ngjarja ishte një grabitje që kishte për synim vetëm paratë dhe telefonat, pavarësisht përballjes me prova nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, të cilat hedhin dyshime mbi këtë pretendim.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër në këtë rast, Granit Plava, ka ndryshuar deklaratën e tij gjatë seancës së djeshme gjyqësore, duke thënë se vrasja është kryer në bashkëpunim me Naim Murselin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës./Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume