“Jam nga Ukraina, bashkëshorti im është në luftë, kam nevojë për ndihmë financiare” – kjo është thirrja dëshpëruese e një gruaje ukrainase, e cila bashkë me fëmijën e saj të vogël, po qëndron para një marketi në afërsi të Ambasadës Italiane në Shkup.
Me një mesazh të shkruar në një copë letër, ajo u kërkon ndihmë qytetarëve për të mbijetuar. Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, nëna me fëmijën ndodhet në të njëjtën lokacion që nga ora 10:00 e mëngjesit dhe qëndron aty deri në orët e vona të mbrëmjes, në përpjekje për të siguruar mjetet bazë për jetesë.
Përmes postimeve në internet, po bëhet apel deri te të gjithë qytetarët humanë që, nëse kanë mundësi, ta ndihmojnë këtë familje me ushqim, veshmbathje ose mjete të tjera të nevojshme.