Këngëtari Robert Berisha, ka folur për raportet me ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefin.

I pyetur në lidhje me një ribashkim të tyre, ai u shpreh se nuk i dihet, duke lënë të hapur të gjitha shpresat për adhuruesit e çiftit se, në një të ardhme, ata mund të jenë sërish bashkë.

“Jam i lirë, jam i fokusuar në punë, jam duke bërë albumin tim të parë pas 10 viteve me 12 këngë të reja dhe jam përkushtuar shumë në atë drejtim, Kam qejf të jem pak i lirë dhe po e vë re se nuk jam i gatshëm dhe nuk do të kisha qejf të lëndoja të njëjtin person dy herë.”

Në lidhje me unazën që Roberti i dhuroi Norës, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve të emisionit të tij dhe jo vetëm, ai e cilësoi atë gjest vetëm si një shenjë simbolike e dhuruar nga disa miqtë e tij, për ta mbajtur më pas vajza e tyre Renee.

“Nëse bashkohemi, bashkohemi, por për unazë nuk ka nevojë, s’ka nevojë të bëjmë harxhime”, pohoi Berisha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume