Një debat për vend parkimi ka përfunduar me sulm fizik në Gostivar.
Më 28.03.2026 në ora 13:20, B.Sh. (24) nga fshati Zhelinë ka denoncuar se rreth orës 12:30 në rrugën “Tode Bogdanoski” është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.
“Ngjarja ka ndodhur para një objekti hotelier pas një debati paraprak”, informojnë autoritetet për Tetovasot.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume