Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Sllatinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një trafo të energjisë elektrike dhe sasi të naftës.

Sipas raportit policor, trafoja ishte e vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa përveç saj është raportuar se nga rezervuari i një kamioni dhe nga makineri të tjera pune mungon nafta.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet nga organet e rendit janë në zhvillim.

“Është raportuar se është vjedhur trafoja e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume