Sot është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, përcjell TV21. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se edhe këtë vit, stimulojnë shkollimin profesional, me qëllim që të mbushen zbrazëtirat në tregun e punës.

“Këtë vit kemi rreth 25,000 nxënës, që duhet të hyjnë në shkollimin e mesëm. Nga këto, është paraparë që rreth 17,000 të jenë në shkollat e mesme profesionale, shkollimi dual gjithashtu do të jetë në fokus. Deri tani kemi nënshkruar marrëveshje me mbi 800 kompani dhe vazhdojmë ta stimulojmë shkollimin e mesëm profesional, që t’i mbushim zbrazëtirat e tregut të punës, ose atë për të cilën kanë nevojë kompanitë që të përmirësohet prodhimi”, tha Janevska

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume