Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë se janë paralajmëruar rritje të pagave në arsim dhe kur mund të pritet kjo, deklaroi:

“Nga sot do të kemi rritje të pagave në arsim, gjë që është pjesë e asaj marrëveshjeje kolektive që kemi, për 7.5% të reja. Ose siç do të thuhej, nëse fillojmë nga muaji nëntor i vitit 2024, deri më tani, ja deri më sot, për një vit e gjysmë pagat e punonjësve në arsim janë rritur mbi 20%, që kur është zgjedhur kjo Qeveri.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume