Kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra, në një intervistë për Alsat, ka deklaruar se shumica e popullsisë në Strugë janë shqiptarë dhe se këtë e tregojnë statistikat.

Deklarata e tij vjen, disa orë pasi kryeministri Mickoski, tha se maqedonasit janë shumicë në Strugë.

“Nëse nisim të flasim për statistikat që janë zyrtare, dihet se në komunën e Strugës jetojnë etni të ndryshme. Shumica janë shqiptarë, pastaj vijnë maqedonasit dhe të tjerët. Sa e dëgjova kalimthi deklaratën e kryeministrit, kishte të bëjë me disa komuna, të përfshira në paketë, jo vetëm për Strugën. Megjithatë, dihet se statistikat e Strugës dhe unë nuk dua t’i komentoj ato sepse ato janë zyrtare”, tha Qyra

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume