Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankov, njoftoi se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë planifikohet rreth vitit 2030 dhe do të jetë tërësisht digjital, përcjell portali Faktor.
“Qëllimi ynë është që regjistrimi i ardhshëm të realizohet në mënyrë elektronike, përmes burimeve administrative. Kemi nisur aktivitetet për vendosjen e regjistrave statistikorë dhe po punojmë me institucionet për të siguruar cilësinë e të dhënave,” tha Stankov.

Sipas tij, ky sistem i ri mundëson vlerësim më të saktë të popullsisë, duke mos u mjaftuar vetëm me të dhënat e MPB-së. Ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Transformimit Digjital për të siguruar suksesin e këtij procesi.

Lidhur me sfidën e shtetasve që jetojnë jashtë vendit por nuk çregjistrohen, Stankov sqaroi: “Nuk mund të mbështetemi vetëm në një regjistër. Përdorim metodologji që kombinon disa burime për të detektuar saktë popullsinë rezidente.”

Në fund, ai konfirmoi se do të respektohet rekomandimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka nevojë për përfshirjen e popullsisë jorezidente, pasi qëllimi kryesor i regjistrimit është përcaktimi i popullsisë që jeton brenda shtetit,” përfundoi a

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume