Forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave të lidhura me Hezbollah në Bejrut, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë shënjestruar “vendndodhje infrastrukturore” të grupit militant libanez në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ndërkohë, Al Jazeera Arabic raporton se janë regjistruar të paktën dy sulme ajrore izraelite në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, zona të njohura si bastione të Hezbollahut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume