Korporata e Naftës së Kuvajtit ka bërë të ditur se një sulm me dron ka shkaktuar një zjarr në kompleksin e sektorit të naftës në Kuvajt në zonën Shuwaikh, transmeton Anadolu.

Kompania tha se nuk u raportuan viktima dhe se ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësve po merren me flakët.

Rajoni ka qenë në alarm që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë ajrore më 28 shkurt kundër Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz deri më tani, përfshirë edhe ish-liderin suprem, Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume