Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, e ka dorëzuar versionin e redaktuar të dosjes finale të cilën e ka publikuar edhe Gjykata e Hagës.

Mishetiq, ka kërkuar lirmin e menjëhershëm të Thaçit nga të gjitha akuzat.

“Trupit Gjykues i kërkohet ta shpallë THAÇI-n të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në konkluzionin e dokumentit.

“Rezultati i vetëm i drejtë i këtij gjykimi është shpallja e pafajësisë së THAÇI-t për të gjitha pikat e aktakuzës”, shkruan avokati kroat.

Por, tutje thuhet se “Nëse megjithatë Trupi Gjykues vendos të shqyrtojë çështjen e dënimit, THAÇI-t duhet t’i jepet lehtësim dënimi”, thuhet në dokument.

Luka Mishetiq, argumenton se “dënimi maksimal i mundshëm është 15 vjet”.

Ndërkohë që Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka kërkuar që Thaçin ta dënojë me 45 vjet burgim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume