Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke folur rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të vendit, tha se prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë.

Haziri përmes një postimi në Facebook tha se pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi.

“Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi”.

“Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët. Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume