Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.

Këtë ditë e ka përkujtuar ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një fotografi të postuar në Facebook.

“Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.

Kjo betejë, e cila zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me një vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume