Një shtetas amerikan 24-vjeçar është vetëaksidentuar në Prevallë, si rrjedhojë ka mbetur i vdekur.

Lajmi më parë është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka dhënë detaje të tjera, duke thënë se deri rreth orës 21:00 nuk është arritur që të nxirret trupi i viktimës, ndërsa aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:00.

“Ju informojmë se rreth orës 21:00 është arritur të nxirret trupi i pajetë i viktimës, mashkull 24 vjeçar, shtetas I ShBA-s. Në vendngjarje, në mënyrë të koordinuar dhe me angazhim të përbashkët, kanë marrë pjesë dhe kanë ofruar ndihmë njësi të ndryshme policore, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut. Gjithashtu, në operacion kanë kontribuar zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore, si dhe vullnetarë – motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në mënyrë aktive në nxjerrjen e trupit. Në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore, në përputhje me procedurat

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume