Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashëgimia e tij do kujtohet me mirënjohje të përhershme

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur e pikëlluar për vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel.

Në postimin e ambasadës thuhet se, mbështetja e palëkundur e Engel për Kosovësn, ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA’ve.

‘’Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel. Gjatë viteve, mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën dhe popullin e saj ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme’’, thuhet në postim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume