Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, duke ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër nga videoklipi.

Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet në një skenë artistike ku një gjarpër lëviz mbi trupin e saj, duke i dhënë klipit një atmosferë misterioze dhe të guximshme, shkruan “Kosovarja”.

Ky fragment i shkurtër ka ngjallur shumë kureshtje për videon e plotë, ndërsa Xhensila ka bërë të ditur se kënga do të publikohet së shpejti dhe se është një nga projektet e saj më të veçanta të vitit.

Si po ju duket?

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume