Një anije me flamur iranian është ndaluar nga një shkatërrues amerikan pranë Ngushtica e Hormuzit, në kuadër të një bllokade të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Komanda Qendrore e SHBA-së ka konfirmuar se bëhet fjalë për një anije iraniane, në një zonë strategjike ku kalon një pjesë e madhe e tregtisë globale të naftës.

Bllokada vjen pas tensioneve të shtuara me Iran, i cili më herët ka kufizuar kalimin e anijeve në këtë rrugë detare jetike.

Teherani ka deklaruar se nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit derisa të hiqen masat amerikane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume