Drejtori i MEPSO-s dhe njëherësh eksponent i lartë i VLEN-it, Burim Latifi, permes një fotografie te përbashkët me eksponentë tjerë të VLEN ka njoftuar se përgatitjet për kongresin e partisë janë drejt fundit.

“Së shpejti… KONGRESI I BASHKIMIT, VLEN NJË!”, ka shkruar Latifi, teksa në foto shihen ministra dhe krerë komunash nga koalicioni VLEN të cilët janë pjesë e ekipit përgatitës të kongresit të parë të VLEN që do të mbahet në muajin maj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume