Do të shtrenjtohet taksi-transporti në Kumanovë. Kështu ka vendosur Këshilli i Komunës së Kumanovës, i cili e miratoi kërkesën e taksive për korrigjimin e çmimit të shërbimeve, bënë të ditur portali “Kumanova Sot”. Me këtë vendim të Këshillit komunal, nisja e transportit do të shtrenjtohet për 20 denarë, ashtu që në të ardhmen do të kushtojë 100 denarë.
Udhëheqsja e Sektorit për veprimtari komunale Lidija Lang-Spasovska, bënë të ditur se kërkesa e taksi-transportuesve tanimë një kohë të gjatë ka zgjatur, kurse bazohet në shtrenjtimet e njëpasnjëshme, para së gjithash për shkak të pagës mujore minimale dhe çmimit të derivateve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume