Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër moment historik, duke shënuar golin e tij të 970-të në karrierë.

Sulmuesi portugez tashmë është vetëm 30 gola larg arritjes së shifrës së madhe prej 1000 golash.

Ai realizoi të mërkurën në minutën e 76-të, duke i dhënë epërsinë 1:0 ekipit Al Nassr në përballjen ndaj Al Ahli.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:0 në favor të Al Nassr, ndërsa golin e dytë e shënoi Kingsley Coman në minutën e 90-të.
Pas kësaj fitoreje, Al Nassr vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës me 79 pikë të grumbulluara pas 30 ndeshjeve në kampionat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume