Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë, dega e Tetovës zhvilloi Kuvendin e saj Zgjedhor, ku u realizuan me sukses të gjitha procedurat organizative 📋.

Gjatë punimeve, kuvendarët zgjodhën delegatët e degës së Tetovës 🗳️, duke ndjekur me përpikëri normat statutare dhe standardet demokratike të votimit ✅.

Po ashtu, u miratua propozim-lista për Kuvendin Qendror nga dega e Tetovës ✔️.

Në përmbyllje të kuvendit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili vuri në pah rëndësinë e organizimit dhe përkushtimit për një Kongres të IX të suksesshëm.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume