Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratën e djeshme të Bujar Osmanit në emisionin “Vetëm Intervistë”, ku ky i fundit deklaroi se edhe forcërisht nuk duhet lejuar miratimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, këto lloj deklaratash tregojnë qartë prapavijën e opozitës dhe nuk paraqesin asgjë tjetër veçse “folklor politik”.

“Kërcënimet e Bujar Osmanit tregojnë se cilat janë qëllimet e vërteta. Ky është ligj, që është miratuar nga ana e Komisionit të Venecias se i plotëson të gjitha kushtet ndërkombëtare. Deklarata e tij është folklor që do ta dëgjojmë në periudhën që pason. Ne kemi marrëveshje ndërkoalicionale, ligji është dërguar në Kuvend dhe pres që të miratohet sa më shpejt”, tha Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume