Në degën e Tearcës u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare.

Gjatë punimeve të kuvendit, kuvendarët e degës së Tearcës zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën në Kongresin IX të partisë, si dhe me votim miratuan propozim-listën e kandidatëve për Kuvendin Qendror nga dega e Tearcës.

Të pranishmëve me një fjalim rasti iu drejtua edhe kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit partiak në prag të Kongresit IX, duke theksuar nevojën për unitet, përgjegjësi dhe angazhim në funksion të forcimit të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kuvendi u zhvillua në frymë demokratike dhe me pjesëmarrje aktive të strukturave dhe anëtarësisë së degës së Tearcës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume