Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin e kombit Ilir Konushevci.

Ahmeti tha se për asnjë çast nuk do ta harrojë momentin kur mori lajmin për rënien e Ilir Konushevcit bashkë me Hazir Mala, duke e cilësuar këtë humbje si një goditje të rëndë për UÇK-në dhe për të gjithë bashkëluftëtarët.

“Sot përkujtojmë njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarin tim, heroin e kombit, Ilir Konushevci. Për asnjë çast të jetës sime nuk do të mund ta harroj momentin kur mora lajmin e kobshëm për rënien e tij, bashkë me doktor Hazir Malën”, shkroi Ahmeti, njofton TS.

Ai theksoi se atdhedashuria dhe shpirti liridashës i Ilir Konushevcit vazhduan të frymëzojnë qëndresën deri në realizimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Në fund, Ahmeti shprehu mirënjohje dhe nderim për veprimtarinë kombëtare të Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume