Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 do të mbajë të njëjtin çmim.
​Sipas vendimit të ri për çmimet me pakicë të karburanteve, EURODIZEL do të kushtojë 89,50 denarë për litër, që paraqet një ulje prej 4 denarësh në krahasim me çmimin e deritanishëm.
​Çmimi i EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon dhe mbetet 85 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 liron për 0,50 denarë dhe do të shitet për 86,50 denarë për litër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume