Nusret Haliti nga Tetova është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEK), raporton Zyrtare.

Nusret Haliti është Magjistër i Shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe i diplomuar në Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit, pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Emërimi i tij vjen pas një periudhe të gjatë paqartësish rreth zgjedhjes së drejtorit të ri të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Kujtojmë se konkursi për këtë pozitë ishte anuluar disa herë, si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda koalicionit VLEN lidhur me emrin që do të udhëhiqte institucionin.

Me zgjedhjen e Halitit, AEK-u pritet të vazhdojë funksionimin me udhëheqje të re.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume