Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral major Sashko Lafchiski.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të sigurisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

Në kushtet e dinamikave të reja gjeopolitike, Presidenti i Republikës nënvizoi domosdoshmërinë e rritjes së investimeve në siguri dhe mbrojtje, investimin për Korridorin VIII, i cili është i një rëndësie strategjike për rajonin dhe Aleancën, si dhe shtimin e kontributeve në mbrojtjen kolektive.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume