Mbrëmjen e sotme, qytetarët e lagjes kanë raportuar në polici se kanë vërejtur një ujk duke lëvizur në bulevardin “Teodosij Gologanov” në Shkup dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet. Policët e kanë kapur ujkun dhe tani ai ndodhet i lidhur për një shtylle në një vendparkim.

​Siç njoftojnë për “SAKAMDAKAZHAM.MK” qytetarët që jetojnë në ndërtesat përreth, ujku kishte një zinxhir të gjatë rreth 2 metra.

​Për momentin, në rrugë ndodhen tetë policë të cilët po mbajnë qytetarët në distancë që të mos i afrohen kafshës. Ata deklaruan se është njoftuar Kopshti Zoologjik, nga ku pritet të arrijë një ekip në vendngjarje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume