Një 40-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se djali i tij i mitur është sulmuar fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë. Sipas denoncimit, në rast janë përfshirë personat me iniciale S.M. dhe T.M. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TS